Faza play-off në volejboll për femra është duke luajtur pjesën më të bukur të sezonit. Në “Tamara Nikolla” të Korçës, Skënderbeu ka fituar 3-0 me sete (27-25, 25-17, 25-22) në finalen e tretë të sezonit, duke kaluar rezultatin e përgjithshëm në favor të vet 2-1 në total.

Vajzat e trajnerit Pandush Kapedani janë treguar më të sakta në shtëpi, duke pasur mbështetjen e afro 3 mijë tifozëve në shkallët e Pallatit të Sportit. Kujtojmë se këtë sezon Skënderbeu ka një ekip të fortë dhe është pretendente për titullin kampion.

Me avanatzhin 2-1 në tre ndeshje, do jetë sfida që luhet në datën 7 maj në Tiranë, ajo që do vendos shumë për titullin në volejbollin e femrave.

Ne rast fitoreje edhe ne kete ndeshje, korçaret do ta festojne titullin kampion ne kryeqytet por ne rast te kundert, do t’u duhet te presin sfiden e trete qe do te luhet ne qytetin e tyre.