Vllaznia qëndron me meritë në krye të klasifikimit pas tetë javësh të zhvilluara në Kategorinë Superiore. Shkodranët janë duke menduar për përforcime dhe duket se kanë pronotuar fantazistin Elvir Maloku.
24 vjeçari është rritur në futbollin kroat me moshat e Rijekas, ndërsa ka luajtur edhe me Hajdukun e Splitit. Kontaktet mes palëve kanë nisur qysh disa muaj më parë, ndërsa lojtari duket se është “pronotuar” për merkaton e janarit.
Aktualisht Maloku është pa kontratë, ndërsa deri në verën e këtij viti luante në Poloni me Olimpia Grudziazd. Maloku ka qenë kontigjent i Kombëtares kuqezi të moshave U-21, ndërsa ka provuar të veshë fanellat e Gimnasia në Spanjë apo Nk Alumij në Slloveni.
Kujtojmë se në janar Vllaznia do të ketë të gatshëm edhe Abdurrahman Fangaj. Merkatoja e kuqebluve kesisoj ka nisur ende pa u mbyllur viti.