Tre volejbollistë të Vllaznisë janë grumbulluar në kombëtare për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014. Bëhet fjalë për Nikolin Qafarenën, Atrid Milotin dhe Klaudio Qeraxhinë. Ka qenë trajneri i Kombëtares së Volejbollit për meshkuj, Ylli Tomorri, ai që ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullojë për t’u përgatitur për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2014. Shqipëria, siç dihet, është në grup me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet do të bëhen me sistem grumbullimi në Shkup, nga 24-26 maj.


Në të njëjtin kompeticion janë dhe femrat, që janë me grumbullim në Lutsk të Ukrainës përballë skuadrës vendëse, Moldavisë dhe Hungarisë.Sakaq gjithçka do të nisë të martën në ora 20:00 në sallën sportive “Farie Hoti”.
Lista e volejbollistëve kuqezi
1)  Klodian Kasa (Studenti)
2)  Altin Gorenxa (Studenti)
3)  Denis Rama (Studenti)
4)  Saimir Dragoi (Studenti)
5)  Ditmir Rrashketa (Studenti)
6)  Ervin Çali (Studenti)
7)  Jurgen Dashi (Teuta)
8)  Aldo Dashi (Teuta)
9)  Ani Vora (Teuta)
10) Xhulio Myftari (Teuta)
11) Hendi Kono (Tirana)
12) Artrid Miloti (Vllaznia)
13) Klaudio Qerraxhia (Vllaznia)
14) Blerim Memia (Studenti)
15) Nikolin Qafarena (Vllaznia)
16) Arber Troka (Xhiarrata Volej)
17) Enea Xhelati (Iraklis Selanik)
18) Gert Lisha (SHBA)

Kalendari i ndeshjeve kualifikuese
Dita e parë (24 maj 2013)
Mali i Zi – Ukrainë  15:30
Maqedoni – Shqipëri  18:00

Dita e dytë (25 maj 2013)
Ukrainë – Shqipëri   15:30
Maqedoni – Mali i Zi 18:00

Dita e tretë (26 maj 2013)
Shqipëri – Mali i Zi 15:30
Maqedoni – Ukrainë   18:00