Vllaznia udheheq 1-0 pas 30 minutash loje, fale atij goli te shenuar qe ne sekondat e para te ndeshjes nga Demir Imeri. Nje rezultat qe e favorizon shume ate edhe per vazhdimesine e lojes.

1′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Gol nga tuneli. Demir Imeri ndëshkon korçarët. Pas një gabimi në mbrojtjen e Skënderbeu nga ana e Govirit, mesfushori Imeri nuk ka falur, duke tundur rrjetën e Dajsinanit në sekondën e 37-të.

15′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, Ditmar Bicaj largohet me barrelë nga fusha për shkak të një dëmtimi, vendin e tij e merr Kosta Vangjeli.

22′ Reagon Skënderbeu. Pas një harkimi nga e majta, Mensah, provon me kokë, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Zogoviç.

24’Dilaver ka nje mundesi te mire per te shenuar, por perballe portierit Dajsinani nuk arrin ta dergoje topin ne rrjete sepse ndalet nga portieri korcar.

VLLAZNIA- SKENDERBEU 1-0

Shenues: Imeri ‘1

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç

Skënderbeu: Dajsinani, Bizaj, Dumfur, Qaqi, Meksi, Govori, Duna, Taipi, Pusi, Mara, Mensah. Trajner: J. Ahmataj

Arbiter: Mario Shabani (Tirane)