Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE4 golat lënë pasoja te Teuta, kampionët pa 2 mbrojtës ndeshjen e...

4 golat lënë pasoja te Teuta, kampionët pa 2 mbrojtës ndeshjen e ardhshme

Teuta humbi dje 4-2 në Shkodër kundër Vllaznisë, me sfidën që vlente për javën e 20-të të Superligës. Veç katër golave të pësuar në “Loro Boriçi”, trajneri Renato Arapi do duhet të bëjë edhe pa dy mbrojtës në ndeshjen e ardhshme.

Për të 21-tën, Teuta pret Dinamon dhe do ketë dy mungesa të sigurta. Blerim Kotobelli u ndëshkua dje me kartonin e katërt të verdhë këtë sezon, duke humbur sfidën me Blutë.

Mungesë edhe Harallamb Qaqi. Shtatëlarti i mbrojtjes e pësoi për gjestin antisportiv në sfidën kundër Vllaznisë, duke u ndëshkuar në fundin e ndeshjes me karton të kuq.

Ne kete menyre, durrsaket perpos pozitave jo te mira ne renditje dhe pesimit te shume golave, tashme u duhet te perballen edhe me mungesat e lojtareve per sfiden e rradhes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments