Sportistët e ekipit të taekondosë së Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të mirë në kampionatin kombëtar të të rriturve dhe të rinjve që u zhvilluan ditën e djeshme në Kompleksi Sportiv “Goga Basket” në Durrës. Ata kanë arritur të zënë katër vende të para duke u shpallur në këtë mënyrë kampionë të vendit për vitin 2026, katër të tjerë kanë dalë nënkampionë ndërsa shtatë sportistë janë renditur në vendet e treta.
Për t’u veçuar mbi të gjithë janë Amina Hadri e cila ka dalë kampione në peshën 49 kg me të rriturat dhe Sajmir Trushi kampion në peshën 74 kg me të rriturit. Ndërkohë me të rinjtë kanë dalë kampionë sportistët Edrit Coka në peshën 63 kg dhe Daniel Ndogaj në peshën 68 kg.
Nënkampion të vendit janë shpallur sportistët Enisa Shabaj (53 kg), Selma Uruçi (57 kg) dhe Suela Trushi (73 kg) me të rriturit, ndërsa Ema Dodaj (68 kg) ka zënë vendin e dytë me të rejat.
Në vende të treta janë renditur sportistët: Orgesi Nikolli (58 kg), Kejsi Gallubja (62 kg) dhe Irsa Osmanagiq (67 kg) për të rriturit dhe Riada Gradeci (52 kg), Edina Balijaj (55 kg), Rejsi Meaj (63 kg) dhe Ambri Mustafa (63 kg) me të rinjtë.


