Laçi ka fituar 2-0 me Kastriotin në shtëpi. Dueli i zhvilluar këtë të mërkurë në drekë ka folur për vendasit, që I falen dopietës së Lushkjas në të 9 dhe 83 minutë. Me këto tri pikë, Laçi shkon në kuotën e 27 pikëve, duke barazuar Kukësin dhe bërë presion te Tirana që mban kreun.
Me një ndeshje më shumë, kurbinasit janë të qetë dhe e mbyllin këtë vit në zonën evropiane. Pesë fitore radhazi siguron Josa në stolin e kurbinasve, me kryeqytetasin që ka ndërruar fytyrën e skuadrës bardhezi.
Pas Dinamos, Kukësit, Tiranës dhe Egnatias, Laçi “zhyt” në fundin e tabelës edhe Kastriotin (8 pikë).
Laçi 2 – 0 Kastrioti
(Lushkja 9′, 83′)
Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko, Shehu, Deliu, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj, Guindo Trajner: Mirel Josa
Kastrioti (4-2-3-1): Vata, Neziri, Hussein, Karakaçi, Rami, Onanuga, Okebugwu, Basha, Greca, Prodani, Ajazi Trajner: Shkëlzen Rustami