HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE5 fitore rradhazi për Vllazninë, Partizani 'viktima' e rradhës?

5 fitore rradhazi për Vllazninë, Partizani ‘viktima’ e rradhës?

Vllaznia është skuadra më në formë e Superiores. Ata kanë fituar 5 ndeshje radhazi, si asnjë tjetër te kampionati shqiptar. Pas humbjes 3-0 me Egnatian në Rrogozhinë, pasuan disa fitore.

Dinamo, Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe së fundmi Erzeni kanë sjellë 15 pikë për shkodranët që pozicionohen në vendin e tretë. Takimi i radhës është përballë Partizanit, më 28 janar në “Loro Boriçi”.

A do jetë Partizani “viktima” e radhës? Mbetet për t’u parë në Shkodër. Të kuqtë udhëtojnë pasi humbën në shtëpi 1-2 përballë Laçit dhe një hap tjetër fals do sillte zhgënjim të madh brenda klubit.

Megjithate para se te mendojne per Partizanin, te Vllaznia do te fokusohen per momentin tek ndeshja e kupes me Flamurtarin te cilen do ta luajne te merkuren ne shtepi dhe ku sigurisht do te kerkojne te mos bejne ndonje hap te gabuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments