Ekipi Kombëtar U-19 ka zhvilluar sot një seleksionim njëditor me 25 lojtarë, të cilët aktivizohet me klubet e kampionatit shqiptar. Seleksionimi është zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz nën drejtimin e trajnerit të ekipit Kombëtar, Armando Cungu dhe stafi të tij teknik.
Pjese e ketij seleksionimi kane qene edhe 5 futbolliste te Sk Shkodra dhe pikerisht Albi Shpuza, Daniel Kodra, Ildi Xhakaj, Luis Lera dhe Alesio Hoxha.
Paraqitja e tyre mesohet se ka qene e mire por ka rene ne sy sidomos sulmuesi Albi Shpuza qe ka shenuar edhe dy gola ne kete ndeshje kontrolli.
Kuptohet qe tashme trajneri Cungu ka nje ide me te qarte per secilin prej ketyre futbollisteve dhe kuptohet qe do te kete te tjera grumbullime e seleksionime te cilat do te evidentojne lojtaret qe me pas do te behen pjese e kombetares U19.
Paraqitjet qe bene sot futbollistet e ekipit KF Shkodra U19 dhe sidomos ajo e Shpuzes, padyshim qe duhet te kete lene gjurme tek stafi teknik dhe me siguri qe do te perzgjidhen per te qene pjese e kesaj kombetareje ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/