Vllaznia do e hapë vitin 2022 me ndeshjen kundër Tiranës. Një takim që përveç historisë së pasur të dy skuadrave dhe që cilësohet si një “klasike”, ka edhe vlerën për kreun e kampionatit. Bardheblutë janë të shkëputur me 8 pikë nga shkodranët të cilët do përpiqen ta ngushtojnë sa më shumë këtë diferencë.

Sfida pritet të jetë shumë e luftuar mes dy skuadrave, ku për shkodranët duke qenë se është një takim në transfertë paraqet akoma më shumë vështirësi. Madje shkodranët kanë thuajse 5 vite që nuk arrijnë të fitojnë në Tiranë përballë 25 herë kampionëve të vendit. Fitorja e fundit daton me 31.03.2017.

Luhej për javën e 27-të të sezonit 2016-17. Vllaznia fitonte në kryeqytet në shifrat 1-2. Do ishte Gocaj që do shënonte në fillim me penallti, goli i mbrojtësit do arrihej nga Cisse. Ai që do i jepte fitoren kuqebluve do ishte kapiteni aktual, Erdenis Gurishta. Dhe kështu do vuloseshin shifrat 1-2.

Kjo është edhe fitorja e fundit e Vllaznisë në Tiranë. Në atë sezon bardheblutë rrëzoheshin nga kategoria Superiore, në një “finale” pikërisht përballë Vllaznisë në javën e fundit të kampionatit. Tashmë tek shkodranët do përpiqen që ta “thyejnë” këtë ters që vazhdon prej shumë vitesh.