HomeKRYESORE50 milion euro për një mbrojtës, kërkesa e 'çmendur' e Jose Mourinho

50 milion euro për një mbrojtës, kërkesa e ‘çmendur’ e Jose Mourinho

Merkato e janarit është duke afruar dhe tashmë klubet kanë hedhur sytë në treg për të bërë përforcimet e nevojshme për skuadrat deri në fund të sezonit. Skuadra e Tottenham e drejtuar nga Jose Mourinho pritet që të ketë afrime në ekip në janar sipas Sky Sport.

Trajneri portugez i cili e mori skuadrën vetëm pak javë më parë, ka kërkuar nga klubi blerjen e një mbrojtësi dhe i pëlqyeri nga Mourinho është 22 vjeçari Issa Diop.

Shtatlarti (1.94m) aktivizohet me skuadrën e West Ham dhe me performancat e tij ka rënë në “syrin” e shumë klubeve big.

I transferuar nga Toulouse tek West Ham, kartoni i lojtarit është rritur ndjeshëm nga 25 milion euro tani vlen më shumë se 40 milion. Sipas medieve Tottenham janë të gatshëm të ofrojnë 50 milion euro për Issa Diop.

1179701208
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments