HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARE50 milionë lekë kontratë, Edon Hasani bindet për të shkuar në Vlorë

50 milionë lekë kontratë, Edon Hasani bindet për të shkuar në Vlorë

Flamurtari “mund” Elbasanin. Edon Hasani do të vishet kuqezi. Burime pranë klubit vlonjat konfirmojnë për “Panorama Sport”, se është arritur akordi me shkodranin.

Ka qenë vetë Emiljano Çela që e ka bindur mesfushorin dhe i ka dhënë njëkohësisht siguri në çdo aspekt.

Të dy kanë punuar bashkë edhe te Kastrioti, dhe duket se kaq ka mjaftuar që 31-vjeçari të bindej për t’u transferuar në Vlorë. Flamurtari ka fituar duelin me ekipin e sapongjitur në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë që edhe verdheblutë kërkonin shërbimet e këtij lojtari, madje ishin goxha afër marrëveshjes. Sinan Idrizi ka vendosur që t’i plotësojë çdo dëshirë trajnerit të ri, vetëm e vetëm që të sigurohet ngjitja në elitë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments