Numri i të huajve prej vitesh është shndërruar në problem për skuadrat e Superligës shqiptare, teksa deri më tani lejohen vetëm 3 futbollistë me pasaportë jo shqiptare që të jenë pjesë e një formacioni në fushën e blertë.

Prej disa sezonesh është shtruar si çështje për diskutim që ky numër të rritet, megjithatë deri më tani s’ka pasur asgjë zyrtare.

Së fundmi mësohet se janë plot 6 klube të elitës që duan që të lejohen 5 huaj njëherazi në formacion.

Bëhet fjalë për Tiranën, Partizanin, Kamzën, Luftëtarin, Kastriotin dhe Skënderbeut.

Deri më tani s’ka asgjë zyrtare, ndërsa pritet me interes të mësohet se cili do të jetë verdikti përfundimtar i Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me këtë çështje./newsport/