Tirana do të luaj për javën e tretë të Superligës në transfertë me Vllazninë (e shtunë, 16:45). Kampionët e vendit do të kenë një detyrë jo të lehtë ndaj kryesuesve të renditjes, teksa do të jetë ndeshja debutuese e trajnerit të ri, Nevil Dede. Bardheblutë janë të kushtëzuar në këtë duel, teksa mungojnë 5 titullarë.
Elton Cale udhëtoi në Brazil pas operimit, ndërsa edhe Çelhaka, Torassa, Toshevski dhe Hoxhallari janë të dëmtuar. Kujtojmë këtu që disa lojtarë nuk janë në urdhërat e stafit teknik, pasi janë të ftuar nga ekipet Kombëatre.
Bekaj, Muçi, Ismajlgeci, Gjumsi, Stafa dhe Birçe nuk janë stërvitur me grupin, teksa edhe Cobbinah është në dyshim pasi lojtari mund të jetë shitur nga Tirana.
Në stërvitjet e fundit, ganezi ka munguar dhe në dritë ka dalë Cleopatra. Skuadra egjiptiane duket se ka gjetur akordin me lojtarin dhe bardheblutë, me lojtarin që mund të kalojë që tani në ekipin e ri.
Tirana kërkon 150 mijë euro për të lënë të lirë lojtarin, teksa mediet në Lindjen e Mesme ditë më parë e çonin ganezin në Kuvajt me Kazmën. E paqartë e ardhmja e Cobbina./newsport/