Kane kaluar 60 minuta ne ndeshjen Vllaznia- Bylis dhe miqte jane shenuar ne avantazh me golin e shenuar qe ne minuten e 16-te. Shkodranet nuk po arrijne dot te rrezikojne siç duhet ne porten mike, ndonese trajneri Jonuz ka filluar edhe zevendimet duke aktivizuar Wenderson dhe Ruqin ne vend te Zogajt dhe Lekajt.

Ne minuten e 5-te Zogaj del para Hidit por anesori ngre lart flamurin per pozicion jashte loje te sulmuesit kuqeblu. Ne minuten e 9-te ka nje kundersulm te shpejte te Vllaznise dhe Shtubina gjuan diagonal me porten por topi kalon ngjitur me shtyllen e majte pingule te portes ballshiote.

Ne minuten e 13-te pas nje goditje kendi, Goxha godet me koke dhe topi pas prek edhe nje mbrojtes te Vllaznise, godet traversen dhe me pas largohet nga mbrojtesit shkodrane. Nje rast i mire per miqte.

Ne minuten e 16-te vjen goli i miqve. Pas nje goditje denimi, topi shkon ne zone dhe aty preket me koke nga nje mbrojtes i Vllaznise. Me pas vjen nje lojtar i Bylisit qe e dergon ne rrjete. Anesori ngre flamurin per pozicion jashte loje, e me pas edhe kryesori sinjalizon anullimin e golit, por vetem pas pak sekondash, Ziri nderron mendim dhe akordon gol.

Nje vendim qe ka irrituar futbollistet, stafin por edhe futbollistet e Vllaznise megjithate asgje nuk ndryshon dhe Bylis kalon ne avantazh. Shkodranet mundohen te reagojne por duken te shokuar nga pesimi i golit dhe u muungojne rastet ne porten e Bylis.

Vllaznia- Bylis 0-1

Shenues: Janku ’16

Vllaznia: Sherri, Lekaj (Ruqi 60′), Shehi, Malota, Walusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj (Wenderson 60′), Shtubina. Trajner: M. Jonuz

Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Hadroj, Bajramaj (Celis), Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli (Fushe- Kruje), Uran Korra (Elbasan)