Barcelona ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Luis Suarez.
Suarez ka kaluar në një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit të Barcelonës, duke dhuruar spektakël me disa super gola.
Gjithsesi, mosha e tij bën që drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për zëvendësuesin e tij afatgjatë, dhe në listën e dëshirave/ëndrrave të katalanëve janë shtatë emra.
Kylian Mbappe është lojtari që prinë listën e dëshirave, por në listë përcillet nga gjashtë emra të tjerë, transmeton lajmi.net.
Harry Kane, Marcus Rashford dhe Roberto Firmino janë tre lojtarë nga Premierliga që shihen si zëvendësues potencialë të Suarez.
Rafael Leao i Milan, Lautaro Martinez i Inter dhe Donyell Malen janë tre emrat tjerë që plotësojnë shtatën e ëndrrave të Barcës.
Mbetet të shihet nëse kampionët e La Liga do të bëjnë ndonjë lëvizje për njërin nga këta shtatë emra.