Dominimi ne statistika nuk i ka vlejtur Vllaznise per te fituar ne ndeshjen e fundit ndaj Egnatias. Kuqeblute kane qene superiore ne te gjitha drejtimet, megjithate ne fund te takimit te luajtur ne “Loro Boriçi” eshte sigluar rezultati i barabarte 1-1.

Ne statistikat e publikuara sot ne emisionin “Analize Superiore” ne Supersport videonalisti i kombetares U19 Fatjon Bardhi, tregohet qarte kjo gje.

Vllaznia e ka kontrolluar topin ne 71% te kohes ndersa Egnatia vetem 29%. Shkodranet kane kryer 21 goditje drejt portes mike, nga te cilat 7 ne porte, ndersa rrogozhinasit kane gjuajtur 4 here dhe vetem 1 ne porte, ate qe perfundoi ne rrjete nga Ademi.

Goditjet e kendit dhe ato te denimit jane 5-1 ne favor te Vllaznise, e cila ka bere 581 pasime nga te cilat 501 te sakta, ndersa Egnatia ka bere 213 pasime nga te cilat 170 te sakta.

Edhe ne duelet e fituara, kuqeblute kane qene me mire teksa kane arritur 120 perballe 104 te miqve nga Rrogozhina. Por ne fund, gjithsesi 1-1./SHKODRA-SPORT.COM/