Ylber Ramadani mund të largohet nga Lecce në fund të sezonit, me Torino që ka shfaqur interes konkret.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit ka kontratë deri në sezonin e ardhshëm dhe vlera e kartonit të tij llogaritet mes 6 dhe 8 milionë euro.
Shifra mund të ndryshojë në varësi të fatit të Lecce në Serie A. Një rënie nga kategoria do të ulte ndjeshëm kërkesat financiare të klubit italian. Kujtojmë se kontrata e Ramadanit me Lecce përfundon në fund të sezonit, teksa ekziston opsioni i rinovimit edhe për një tjetër vit.
Nga një transferim i mundshëm përfiton edhe Aberdeen, që mban 10% të kartonit në rast rishitjeje. Ndërkohë, mesfushori pëlqehet nga trajneri Roberto D’Aversa, i cili e sheh si përforcim të rëndësishëm për skuadrën e tij.


