...
HomeKRYESORE80 vjetori i Eljaz Ahmetit mbledh sëbashku mundës nga e gjithë Shqipëria

80 vjetori i Eljaz Ahmetit mbledh sëbashku mundës nga e gjithë Shqipëria

Shqipëria, në një banket të shtruar për nder të tij. Ishin të pranishëm figura të shquara të këtij sporti të cilët kanë kaluar nëpër duart e tij si tek Vllaznia ashtu edhe në ekipin kombëtar. Vetë Ahmeti është shfaqur shumë i emocionuar e këtë e shpreh edhe në fjalët e tij.

“Nuk gjej fjalë t’i përshkruaj këto momente. Jam shumë i lumtur. Takohem sot pas gati 30 vitesh me shumë prej ish- sportistëve të mi dhe nuk mund ta mohoj, që nuk gjej fjalë ta përshkruaj gëzimin që kam. Respekti që ato tregojnë për mua duke ardhur nga shumë qytete të Shqipërisë, tregon bashkëpunimin e mirë që kemi patur.

Si sportist vërtetë mund të kesh emocione, por si trajner janë dhjetëra herë më të mëdha. Aty ke përgjegjësinë e një ekipi të tërë, të një qyteti për ta përfaqësuar denjësisht dhe prandaj jam i lumtur për atë çfarë kam dhënë për Vllazninë dhe Shkodrën me sukseset që kemi patur për 17 vite që unë kam drejtuar këtë ekip”.

Ndërkohë disa nga ish- sportistët e tij kanë vlerësuar figurën e Eljaz Ahmetit të cilin e kanë quajtur një personalitet të këtij sporti.Sukseset e Vllaznisë në mundjen e lirë të viteve ’80 padyshim që kanë në epiqendër një emër, atë të Eljaz Ahmetit dhe padyshim që Shkodra i është mirënjohëse për atë çfarë i ka dhënë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.