Kukësi fitoi edhe një transfertë të vështirë, atë me Vllazninë në Shkodër duke marrë edhe komandën e Superiores. Me kuksianët të cilët duket se hedhin një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion, që është objektivi kryesor këtë sezon.

Në një prononcim për “Rtshsport”, presidenti Safet Gjici pas ndeshjes në Shkodër, analizon fitoren në “Loro Boriçi” si dhe flet për situatën e skuadrës.  “I kënaqur kur fiton, por në pjesën e dytë u mbyllëm mbrapa dhe nuk e di.

Por, fitorja të jep gëzim dhe normalisht që ndeshja mbaron pas shtesave. Ndoshta lojtarët e neglizhuan dhe pësuam gol. Gjithsesi, djemtë duhen përgëzuar, ndoshta skuadra ka lodhje dhe unë i përgëzoj për këtë ecuri”, – tha fillimisht Gjici

Pretendimet

“Natyrisht që Kukësi ka kapacitet dhe lojtarët janë kualitete që janë mësuar të fitojnë. Gara është e vështirë, me përjashtim të 2-3 ekipeve që kanë problem. Unë besoj fort që nuk duhet të kalojmë në eufori dhe ndeshjet t’i vlerësojmë sipas radhës”.

Rivalët

Presidenti i Kukësit, një javë nga fund ii gjysmës së parë të këtij sezoni analizon ekipet rivale, por harron më të afërtin, Bylisin: “Tirana apo Partizani apo dhe Laçi, apo dhe Teuta, janë shumë rivale. Përveç kësaj nuk ka diferencë të madhe pikësh dhe jemi shumë afër”./vipsporr?