Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIronia e Ronaldos ndaj Pedros, dhe përgjigja epike e spanjollit. Kthehemi në...

Ironia e Ronaldos ndaj Pedros, dhe përgjigja epike e spanjollit. Kthehemi në 29 nëntor 2010

Ndoshta tani më pak, por gjithmonë El Clasico ka qenë një minë me sahat. Do të kthehemi në 29 nëntor të vitit 2010. Shqipëria festonte Ditën e Çlirimit, por jo vetëm kaq sepse luhej edhe ndeshja më e madhe e globit Barcelona-Real Madrid. Ishte ndeshje e parë si trajner i Realit në “Camp Nou” për Murinjon dhe po shkonte si mos më keq.

Kishte kaluar vetëm gjysmë ore lojë dhe tabela regjistronte 2-0 për vendasit. Madrilenët ishin të irrituar dhe Barcelona i impononte në çdo mënyrë ta humbisnin kontrollin, madje edhe vetë trajneri i Barçës në atë kohë, Pep Guardiola.

Gjyqtari akordoi një rivënie anësore për Realin, me sferën që përfundoi në duart e Pep. Ronaldo shkon ta marrë, por trajneri katalanas zgjedh ta hedhe topin në tokë dhe ta lërë “lapidar” portugezin, i cili reagon ashpër duke e shtyrë me forcë Guardiolën.

Ky moment shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Iniestës e më pas edhe të Alvesh. Teksa braziliani dhe Ronaldo debatonin me njëri-tjetrin mes tyre hyn i tërbuar Pedro Rodriges. Kur spanjolli e kritikon, Ronado shprehet: “Kush je ti?”. Pedro përgjigjet shumë thjeshtë: “Unë jam një kampion bote, po ti kush je?”. Me siguri Ronaldos i djeg akoma kjo pyetje-përgjigje. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments