HomeKRYESOREBarcelona nuk shqetësohet nga fjalët se Lionel Messi mund të kalojë te...

Barcelona nuk shqetësohet nga fjalët se Lionel Messi mund të kalojë te Interi

Te Barcelona janë të habitur paksa me fjalët e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, i cili pretendoi se nënshkrimi i Leo Messi me Interin nuk është më i pamundur.

Moratti beson se blerja e argjentinasit nuk është e pamundur, pasi sipas tij mund të përfshihet si pjesë e një marrëveshje me Lautaro Martinezin, i cili do të lëvizte në drejtim të kundërt.

“Unë nuk besoj se Messi është një ëndërr e ndaluar [për Interin]”, kishte thënë ai.Sidoqoftë, kontrata e Messit skadon në verën e vitit 2021 dhe kataluanasit mbeten të habitur paska nga komentet.

Dëshirat e Blaugranave për të nënshkruar Lautaron dihet, pasi Messi ka kërkuar cilësi të lartë në klub për të luftuar për Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, Barcelona është e sigurt se Messi do të nënshkruajë kontratën e re me klubin dhe se nuk ka plane të largohet.

Në zyrat e Camp Nou, kërcënimi i Moratti për të nënshkruar me Messin nuk shihet asgjë më shumë sesa një mënyrë për të bërë presion te Barcelona për të rimenduar ndjekjen e tyre të Lautaro Martinezin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments