Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBundesliga ka pronarë, Bayern Munich kampion tetë herë radhazi

Bundesliga ka pronarë, Bayern Munich kampion tetë herë radhazi

Mjafton Robert Lewandowski! Goli numër 30, titulli numër 30! Bayern Munich mposht 1-0 në transfertë Werder Bremen dhe shpallet kampion i Gjermanisë për të tetin sezon radhazi. Bavarezët kishin shkuar në Bremen me objektivin e qartë për të fituar dhe ia kanë dalë.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në fundin e pjesës së parë, kur Robert Lewandowski kontrolli më së miri një top me kraharor dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë. Goli i dytë mungoi, ndërkohë që për të përmendur është kartoni i kuq i marrë nga Alphonso Davies.

NDESHJET E TJERA – Freiburg ka marrë një fitore me mjaft vlera që e fut në zonën euro. Amir Abrashi nuk luajti asnjë minutë, por pa shokët e tij të triumfonin 2-1 kundër Hertha Berlin. Grifo ishte ai që zhbllokoi ndeshjen, por miqtë reaguan shpejt dhe barazuan me Ibisevic. Ky i fundit shënoi me penallti. Gjithsesi nuk vonoi goli i epërsisë, me autor Petersen.

Union Berlin ka siguruar qëndrimin në Bundesliga, pasi mposhti skuadrën e Paderborn me rezultatin 1-0. Një autogol i Zolinski vendosi fatet e kësaj ndeshjeje. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe Klaus Gjasula, mesfushori i kombëtares shqiptare që këtë herë nuk u ndëshkua me karton të verdhë.

Më parë, në orën 18:30, kishte nisur Borussia M’Galdabah, që ia doli të likuidonte 3-0 skuadrën e Wolfsburg dhe për momentin është ngjitur në vendin e katërt. Hofmann dhunoi dy golat e parë, ndër Stindl, me fillimin e pjesës së dytë i mbylli të gjitha llogaritë. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments