HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVeleçiku 'ia bën vetes'. Barazim me Burrelin dhe merr rrugën drejt kategorisë...

Veleçiku ‘ia bën vetes’. Barazim me Burrelin dhe merr rrugën drejt kategorisë së dytë

Dy jave me pare humbi brenda ne “Reshit Rusi” ndaj Terbunit. Sot baeazoi ndaj Burrelit dhe kesisoj Veleçiku “ia ka bere vetes” duke e pare tashme veten gjithnje e me prane renies nga kategoria e pare.

Ndryshimi i trajnereve tek koplikasit jo vetem qe nuk ka sjelle permiresim te situates por tashme ka shume pak shanse qe ata te shpetojne. U kane mbetur edhe 90 minuta per te luajtur, pikerisht ne transferten e veshtire ndaj Dinamos dhe gjasat jane qe ata te mos arrijne te fitojne dhe kjo per shume arsye.

Veleçiku edhe sot ndaj Burrelit tregoi mangesi ne lojen e tij dhe per rrjedhoje ne fund te 90 minutave te luajtura ne Shkoder eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0.

Diçka e çuditshme ne fakt sepse kjo skuader fazen e kaluar kishte fituar brenda ne Burrel ndersa ne fushen e vet nuk arrin ta beje nje gje te tille dhe barazimi i sotem mund t’i kushtoje shume.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se fondi i akorduar nga Bashkia Malesi e Madhe per kete vit ka qene me i madhi se çdo vit tjeter por kjo nuk ka mjaftuar sepse Veleçiku po shkon drejt renies ne kategorine e dyte.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments