Ekipi i Burrelit vijon me sukseset e miqësoreve edhe jashtë kufirit të Shqipërisë.
Matjanët zhvilluan këtë të shtunë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq ndeshjen miqësore me ekipin e Arbërisë që luan këtë sezom në elitën e futbollit të Kosovës duke habitur rivalët në ndeshjet e para të kampionatit.
burreli
Ka mjaftuar një gol i sulmuesit shkodran Donat Toma për t’i dhënë Burrelit një tjetër fitore para nisjes së garës në Kategorinë e Parë në vendin tonë.
Ekipi ka dhënë një performancë mjaft të mirë përballë Arbërisë, i cili aktualisht gjendet në vendin e dytë të Superligës së Kosovës.
FT| Arbëria-Burreli 0-1
Toma 55’







