Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Është i pakënaqur te Junajtid”, Raiola për Pogbanë: Ka kontratë deri në...

“Është i pakënaqur te Junajtid”, Raiola për Pogbanë: Ka kontratë deri në vitin 2022, por në verë…

Me shumë mundësi mesfushori Pol Pogba do të largohet nga Mançester Junajtid, teksa diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, është shprehur se lojtari nuk është i lumtur te skuadra nga Mançesteri.

“Nuk ka asnjë pikë kthese. E mira është ta flasësh qartë, të shmangësh humbjen e kohës për të gjetur fajtorët.

Pogba nuk është i lumtur te Junajtid, ai ka nevojë për të ndryshuar ekip.

Ai ka kontratë me Junajtid deri në verën e vitit 2022, por e mira është që në merkaton e verës palët të ndahen me njëra-tjetrën,”, u shpreh Raiola.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments