Kjo mesjavë është pushim në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa e shtuna e 19 dhjetorit do t’i rikthejë skuadrat në fushë, me kalendarin që sheh dy orare.
Katër ndeshje do të luhen në 13:45, ndërsa vetëm një duel luhet me drita. Partizani do të presë Bylisin nën prozhektorë, duke nisur nga 16:45.
Kastrioti luan me Kukësin, Laçi me Vllazninë, ndërsa Apolonia me Teutën. Interesante është sfida e Korçës, me Skënderbeun që pret kampionët e Tiranës. Ja kalendari I javës së 9-të të fazës së parë në elitën e futbollit shqiptar…
Kategoria Superiore / Java 9
E shtunë, 19/12/2020
13:45
Kastrioti – Kukësi
Laçi – Vllaznia
Apolonia – Teuta
Skënderbeu – Tirana
16:45
Partizani – Bylis















