Në një lidhje me Skype për “Ora Sport” në RTV Ora, ish kapiteni i Kombëtares Rudi Vata ka komentuar ecurinë e Vllaznisë këtë sezon pasi fitoren e sotme ndaj Partizanit e ndoqi live nga tribuna e “Loro Boriçit”.

“Dola i kënaqur dhe krenar. Skuadra ka koncept loje. Është një skuadër që normalisht punon mirë në grup, që vrapon shumë, shumë e disiplinume. Në përgjithësi, të gjithë lojtarët kanë një kimi me trajnerin dhe i përgjigjen të gjitha kërkesave që ai ka.

Nuk është skuadër spektakolare se nuk ka lojtarë yje, të mëdhenj por ka lojtarë seriozë, kompakt dhe që bëjnë punën. Kjo është tepër e rëndësishme për kampionatin shqiptar”, tha ndër të tjera Vata

Sipas Vatës, duke fituar me ekipe të rëndësishme si Partizani apo Tirana edhe oreksi i skuadrës për sukses rritet.

Vllaznia mposhti sot 1-0 Partizanin në “Loro Boriçi” dhe pas 8 javësh kampionat e gjen veten ne krye të rënditjes me 19 pikë, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.