Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizanit. Një nga lojtarët që ka spikatur këtë sezon me skuadrën shkodrane është mbrojtësi Eni Imami.
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Imami ka folur për ecurinë e Vllaznisë në këto javë, por edhe arsyen e firmës me skuadrën shkodrane.
“Vllaznia është ndryshe këtë vit pasi është afruar sponsori Xhaferi dhe nëse nuk do të ishte ai nuk do të kisha firmosur me skuadrën shkodrane”.
Trajneri Brdariç? “Kam punuar me trajnerë shumë të mirë në karrierën time dhe kam mësuar shumë nga Ilir Daja në Korçë kur ishim 6 muajt e sezonit të kaluar.
Trajneri Brdariç është shumë I komunikueshëm dhe lojtarët që nuk luajnë kanë raporte të mira. Na thotë që të argëtohemi në fushën e lojës. Tifozët shkodranë na kërkojnë që të futen në stadium për të parë ndeshjen”./newsport/


