HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAfrime të prenotuara dhe largime, zërat e merkatos te Vllaznia

Afrime të prenotuara dhe largime, zërat e merkatos te Vllaznia

Vllaznia kryeson kampionatin dhe në janar pritet që të bëjë edhe ndonjë përforcim, në mënyrë që të mund të arrijnë objektivin për të zënë një nga tre vendet e para dhe pse jo të fitojnë edhe titullin kampion.

Në janar me Vllazninë bashkohet mbrojtësi Abdurrahman Fangaj. Ai ka nisur vrapimet dhe kontrata e tij me shkodranët futet në fuqi në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që një tjetër lojtar që pritet të firmosë është sulmuesi anësor, Elvir Maloku.

Shqiptari i lindur në Kroaci prej kohësh po stërvitet me Vllazninë, por zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë njoftim. Nga Vllaznia do të ketë edhe largime. I pari në listë është Eugen Sidorenco, moldavi i afruar janarin e shkuar.

Këtë sezon sulmuesi anësor nuk ka luajtur asnjë minutë dhe kontrata i përfundon në fund të muajit. Në listën e largimeve është edhe Christopher Mandiangu, i cili ka luajtur vetëm në Kupë kundër Elbasanit dhe ka shënuar një gol. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments