Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERashica kthehet me skuadrën, sulmuesi pjesë e stërvitjes me Bremen

Rashica kthehet me skuadrën, sulmuesi pjesë e stërvitjes me Bremen

Lajme të mira nga Gjermania, teksa Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me Verder Bremen ditën e sotme.

Sulmuesi që ka munguar gjatë si pasojë e një dëmtimi, më në fund sheh “dritë në fund të tunelit” dhe së shpejti mund të zbresë sërish në fushë.

Në fakt, duket e vështirë që Rashica të jetë pjesë e Verderit në ndeshjen e pas katër ditëve ndaj Bajer Leverkusen, por me siguri do të jetë i përfshirë për takimin e datës 16 janar ndaj Augsburg.

Sakaq, për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, duket se ka një rikthim të interesimit në merkato edhe nga ana e Aston Vilës, teksa Rashica gjithnjë ka qenë një emër i “nxehtë” në merkato. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments