Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMuriqi ia pret shkurt Gallatasarajit, sulmuesi nuk preferon të rikthehet në Turqi

Muriqi ia pret shkurt Gallatasarajit, sulmuesi nuk preferon të rikthehet në Turqi

Starti jo i mirë me Lacion në këtë pjesë të parë të sezonit, ka bërë që e ardhmja e Vedat Muriqit te Lacio të vihet në dyshim. Mediat aluduan se ndoshta klubi bardhekaltër do të kërkonte ta huazonte futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, në mënyrë që ai të gjente formën e tij më të mirë. Në këtë pikë, në pah doli edhe një kërkesë nga ana e gjigandëve të Gallatasaraj, të cilët pas aventurës së Murqit me Fenerbahçen kërkuan ta rikthenin në Turqi.

Kështu, nëpërmjet menaxherit administrative, Hakan Ballta, patën kontakte me sulmuesin, por ky i fundit ka qenë i prerë në përgjigjen e tij duke konfirmuar se kërkon të luftojë për të treguar aftësitë e tij te Lacio.

Sakaq, Gallatasaraj kishte provuar më parë të vendoste kontakte edhe me Lacion nëpërmjet menaxherit Pastorelo, të cilin trajneri Fatih Terim ka njohje të vjetra. Por, edhe nga bardhekaltërit ka ardhur përgjigja negative teksa theksuan se nuk mund të lejojnë që një sulmues të transferuar me aq para të largohet kaq shpejtë pasi do të sillte një reagim të keq nga ana e fansave, ndërsa nuk kanë as mundësinë të gjejnë një zëvendësues në merkaton e janarit. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments