Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia zgjon ëndrrat e një qyteti, tifozët shpërthejnë në festë me Brdariç...

Vllaznia zgjon ëndrrat e një qyteti, tifozët shpërthejnë në festë me Brdariç dhe lojtarët pas ndeshjes

Vitet e vështira janë hedhur pas krahëve këtë sezon dhe Vllaznia ka zgjuar përsëri ëndrrat e një qyteti që jeton me futbollin. Kuqeblutë kanë mposhtur edhe të vetmit që nuk njihnin humbje, Teutën, duke u shkëputur kështu me 9 pikë diferencë në krye të tabelës së renditjes.

Rezultatet fantastike dhe loja e bukur që ka prodhuar skuadra shkodrane kanë sjellë sërish gëzimin te tifozët, të cilët pavarësisht pandemisë, nuk e kanë braktisur për asnjë moment klubin e zemrës.

Ndonëse nuk lejohen në shkallët e stadiumit, tifozët e Vllaznisë janë grumbulluar jashtë “Loro Boriçit”, ku kanë pritur trajnerin Brdariç dhe ekipin për të festuar së bashku.

Trajneri kroato-gjerman është pushtuar nga kërkesat për fotografi me simpatizantët e Vllaznisë, ndërsa më pas i ka lënë vendin njeriut që vendosi ndeshjen, Ardit Hoxhajt./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments