Xhuljo Mehmeti ka shpëtuar nga humbja Kastriotin, në një duel me Skënderbeun, një ekip rival në betejën e mbijetesës. Skuadra krutane mori një pikë, në saj edhe të golit të Xhuljo Mehmetit në fundin e sfidës. Pas ndeshjes, në “Gol pas goli” në “Supersport” ka folur mesfushori Mehmeti, i cili fillimisht ka pohuar:

“Kisha mundësi të shënoja më shpejtë. Nuk jam shumë i kënaqur, jam i mërzitur. Do të kisha dëshirë të shënoja më herët. Kisha raste shumë të pastra. Pres akoma më shumë në aspektin personal. E shoh vetëm që kam mundësi të shprehem më shumë.”

“Personalisht mendoj se Korça luan futboll më mirë se Apolonia dhe Bylisi. Luan futboll modern, trajnerin e njoh. Nuk është se kemi frik, besoj se objektivin do të arrijmë, nëse nuk hyjmë në panik.”

“Kemi gabuar shumë rëndë, lojën e kishim në dorë. Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i mirë për ne. Futbolli i tillë është, nëse nuk shënon do të pësosh. Paniku, çdo gjë bën të vetën”, – u shpreh mesfushori nga kryeqyteti, Xhuljo Mehmeti.