Kategoria Superiore uli ditën e sotme siparin e javës së 13-të. 5 ndeshjet e zhvilluara sollën jo pak rezultate surprizuese, Vllaznia mposhti Teutën në shtëpi minimalisht, Partizani dhe Tirana ngecën në barazimi ndaj Apolonisë dhe Bylisit, ndërsa Laçi fitoi ndaj Kukësit. Sfida tjetër Kastrioti-Skënderberu u mbyll gjithashtu në barazim 2-2.

Java e 14-të do të rikthehet të luhet ditën e premte me dy supersfida. Kukësi-Vllaznia dhe Teuta-Bylis do të luhen me drita në orën 18:00, në “Elbasan Arena” dhe “Niko Dovana”.

3 sfidat e tjera do të luhen ditën e shtunë në orën 13:45, por ky orar mund të ndryshojë ashtu siç ndodhi ditën e sotme që ndeshjet u spostuan me 15 minuta duke startuar në orën 13:30.

E PREMTE

Kukësi-Vllaznia 18:00

Teuta-Bylis 18:00

E SHTUNË

Tirana-Kastrioti 13:45

Skënderbeu-Partizani 13:45

Apolonia-Laçi 13:45