Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDemir Imeri, më i miri i Superiores për 'asistet'

Demir Imeri, më i miri i Superiores për ‘asistet’

Me Teutën bëri të njëjtën gjë. Dha pasin e fundit, atë për Ardit Hoxhajn dhe si rrjedhojë erdhi edhe goli me shumë vlerë, ai që i dha fitoren e rradhës Vllaznisë.

Demir Imeri po shndërrohet në çdo takim gjithnjë e më shumë në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën shkodrane me lojën, golat dhe asistet e tij.

Kemi të bëjmë me një futbollist që krijon shumë volum loje, godet disa herë brenda ndeshjes portën kundërshtare, por njëkohësisht di edhe të japë pasimet e duhura për golashënuesit.

Deri më tani ka shënuar tre gola, por me numrin 5 të asisteve ai me këtë statistikë të fundit është më i miri jo vetëm tek Vllaznia por edhe për Kategorinë Superiore.

Duket se kemi të bëjmë me sezonin më të mirë në karrierën e tij dhe padyshim që ai vlerësohet maksimalisht nga stafi teknik i Vllaznisë./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments