HomeKRYESOREVllaznia U19 kalon pa vështirësi në çerekfinale të Kupës

Vllaznia U19 kalon pa vështirësi në çerekfinale të Kupës

Vllaznia U19 ka bere detyren dhe eshte kualifikuar per ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Pasditen e sotme ajo ka fituar 4-1 ne ndeshjen e turit te dyte ndaj ekipit Akademia e Futbollit.

Takimi eshte luajtur ne Peze- Helmes dhe eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga djemte e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani.

Ne pjesen e pare ata kane shenuar dy gola me ane te sulmuesit Ardit Nikaj dhe mesfushori Paolo Pjeshka. Ne fillimin e se dytes nderkohe ka ardhur menjehere goli i Antonio Delajt ndersa 20 minuta para fundit do te vinte edhe goli i fundit, shenuar serish nga Nikaj.

Pak para vershellimes se fundit do te shenonte Akademia me ane te Nikqit “golin e nderit”, por qe nuk i vlejti per asgje. Vllaznia U19 fiton 4-1 dhe kualifikohet per ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise, por padyshim qe do synoje fitoren e ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments