Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEdi Martini: Lojërat e bukura na kanë ardhur në majë të hundës

Edi Martini: Lojërat e bukura na kanë ardhur në majë të hundës

Trajneri i Vllaznisë u shpreh tepër i lumtur për fitoren në sekondat e fundit ndaj Bylisit në transfertë. Në prononcimin për “Gol pas Goli” pas ndeshjes, tekniku u shpreh:

FITORE ME HAROMË TITULLI- Ishte një ndeshje shumë speciale dhe e vështirë. Arritëm fitoren në sekondat e fundit ta fitojmë këtë ndeshje dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve në fushën e lojës.

Fitojmë të gjithë dhe humbim të gjithë. Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Morëm 3 pikë të arta. Që në fillim e dinim që do të ishte një nga ndeshjet më të vështira, pasi për shkak të fushës duhet të luanim edhe me topa të gjatë. U desh të bënim disa ndryshime taktike dhe në fund arritëm fitoren.

Lojtarët e kanë marrë vesh çfarë unë kërkoj nga ekipi dhe po i bëjnë më së miri detyrat”, u shpreh Brdariç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments