Vllaznia ia doli të triumfojë 1-0 ndaj Bylisit në Ballsh. Shkodranët shënuan në fund me Hoxhaj, duke rrëmbyer tre pikë.
Me t’u nisur ekipi nga Ballshi, tifozët po bëheshin gati për t’i pritur. Ata janë të grumbulluar dhe kanë filluar festën. Kengë, valle dhe shumë gjëra të tjera, janë ato që përshkruajnë më së miri atë që po ndodh.
Pritja e tifozeve shkodrane ka filluar qe ne hyrje te qytetit dhe karvani i makinave e ka shoqeruar autobuzin e ekipit deri tek stadiumi, aty ku jane pritur nga nje numer i konsiderueshem tifozesh te tjere.
Zbritja e futbollisteve dhe e stafit nga autobuzi eshte pritur me ovacione dhe fishekzjarre, madje tifozet nuk kane ngurruar qe trajnerin Brdaric e disa lojtare t’i mbajne edhe ne krahe. Nje atmosfere vertete fantastike e krijuar nga tifozet kuqeblu.
Vllaznia renditet në vendin e parë me +9 pikë diferencë nga ndjekësi. Të besuarit e Brdariç përballen me Kastirotin, me datën 24 janar.