HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBarazoi në Shkodër, lojtari i PARTIZANIT: Edhe shumë beteja për të luftuar

Barazoi në Shkodër, lojtari i PARTIZANIT: Edhe shumë beteja për të luftuar

Partizani luajti dje në transfertë kundër Vllaznisë, ndeshje që përfundoi në barazim 0-0. Pjesë e kësaj sfide ishte Eneo Bitri, i cili pati një rast të artë shënimi, por ishte portieri Zogoviç ai që i mohoi gëzimin e golit.

Shtatlarti kërkon të karikojë skuadrën e tij dhe përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Vazhdojmë përpara. Kemi dhe shumë beteja për të luftuar së bashku”.

Kujtojmë që në këtë sezon, Bitri ka qenë titullar fiks për trajnerin Ilir Daja. Forma e beratasit ka njohur progres. Ai është aktivizuar në 24 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.

Te kuqte ne pjesen e pare ndaj Vllaznise luajten me mire, por ne te dyten nuk bene asgje per te fituar ndeshjen. Si rrjedhoje, duket qarte se ata kane ende shume per te dhene.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments