HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVictor da Silva, ja kur bashkohet braziliani në stërvitje me Vllazninë

Victor da Silva, ja kur bashkohet braziliani në stërvitje me Vllazninë

Vllaznia ka filluar stervitjen qe prej se martes dhe sot nderkohe do te niset fillimisht drejt Malit te Zi, e me pas drejt Serbise ku do te zhvilloje edhe pjesen me intensive te pergatitjeve per ndeshjet europiane.

Por nderkohe ne stervitje ka munguar sulmuesi brazilian Victor da Silva. Ai ndodhet me pushime ne Spanje dhe ka kerkuar pak dite me teper pushim nga drejtuesit e klubit.

Braziliani ndodhet nen kontrate me Vllaznine edhe per sezonin e ardhshem dhe per kete arsye, konsiderohet nje element i rendesishem i saj.

Da Silva pritet te mberrije te dielen ne Shqiperi dhe te henen nderkohe do te bashkohet me ekipin ne stervitje ne Zllatibor, per t’u bere gati per ndeshjet europiane.

Me ardhjen edhe te tij, skuadra kompletohet edhe ne repartin ofensiv sepse trajneri Brdariç ka ne dispozicion edhe Dilaver, A. Hoxhaj, Krujen e Kalajen, por edhe sulmuesin e sapoardhur, Djurdjevic./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments