Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPas Dembele, Franca humbet edhe një tjetër futbollist

Pas Dembele, Franca humbet edhe një tjetër futbollist

Lukas Dinje do ta ketë të vështirë të luajë sërish në këtë europian për Francën. Mbrojtësi anësor që aktivizohet me Everton, u aktivizua në ojesën e dytë ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Por, sfida e tij zgjati vetëm gjashtë minuta duke qenë se ndjeu shqetësim musukor.

Trajneri Didier Deshamp u detyrua ta rikthente në stol, ndërsa pas sfidës tekniku i Gjelave pranoi se situata nuk është asnjëherë e mirë pas dëmtimeve të tilla.

Kështu, Dinje me shumë mundësi e ka mbyllur europianin e tij, ndërsa për Francën është e dyta herë që humbet një lojtar, pasi më parë po për problem muskulor, nga grumbullimi i largua Dembele.

Tashmë, për krahun e djathtë të mbrojtjes mbetet si alternativë vetëm Lukas Hernandez, ndërsa dje u përshtat në atë rol edhe mesfushori Rabio. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments