Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPukjanët ofertë Mirel Josës. Tërbuni synon ngjitjen në kategorinë e parë

Pukjanët ofertë Mirel Josës. Tërbuni synon ngjitjen në kategorinë e parë

Tërbuni ëndërron Mirel Josën për stolin. Pasi u ngjitën në Kategorinë e Parë, pukjanët kanë bërë plane të mëdha për sezonin 2021- 2022.

As që e mendojnë mbijetesën, pasi pretendojnë të ndërtojnë një ekip që të synojë majat. Do të tentohet ngjitja në elitë dhe për t’ia dalë, duan një emër me peshë në pankinë.

Dëshirojnë as më pak e as më shumë se një nga trajnerët më të suksesshëm në vendin tonë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, por shumë më shumë se kaq.

Gazeta “Panorama Sport” mëson se klubi e ka kontaktuar teknikun dhe i ka bërë një ofertë konkrete madje. Tashme mbetet per te pare pergjigjen e teknikut me shume pervoje i cili ka drejtuar shume skuadra ne futbollin shqiptar, ne mes te te cilave edhe Vllaznine.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments