HomeKRYESOREShkodrani Justin Ferizaj takim me Edi Martinin në Dublin dhe ftesë nga...

Shkodrani Justin Ferizaj takim me Edi Martinin në Dublin dhe ftesë nga kombëtarja U18

Mbreme ne Dublin eshte luajtur ndeshja e turit te trete te “Conference League” ne mes Shamrock Rovers dhe Teutes se Durresit.

Prania e Edi Martinit ne krye te kesaj te fundit, eshte shfrytezuar nga futbollisti shkodran i Akademise se klubit irlandez per te bere nje foto sebashku ne ambjentet e stadiumit ku eshte luajtur ndeshja.

Kjo padyshim qe e ka lumturuar pa mase 16 vjeçarin me origjine nga Shkodra, i cili vertete nuk e ka pare duke luajtur ne fushe Martinin, por ka degjuar shume te flitet per te nga i ati- Altini.

Justin eshte nje nga futbollistet e talentuar te ekipit U17 te Akademise se Shamrock Rovers dhe njekohesisht eshte pjese e rendesishme e kombetares se kesaj grupmoshe te Irlandes.

Nderkohe “SHKODRA SPORT” meson se paraditen e sotme, Ferizajt i ka ardhur ftesa edhe per kombetaren U18, pikerisht per dy miqesoret qe ajo do te zhvilloje ne Budapest ndaj Hungarise nga datat 14-20 gusht. Karriera e tij po vijon te ngjitet dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire per mesfushorin me origjine nga Shkodra./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments