HomeKRYESOREVorbulla e largimeve përfshin dhe Rei Manaj, sulmuesi shqiptar nuk thirret nga...

Vorbulla e largimeve përfshin dhe Rei Manaj, sulmuesi shqiptar nuk thirret nga Kuman për miqësoren me Juven

Barcelona është zhytur mes një kaosi të vërtetë që pas largimit të Lionel Mesit.

Si duket kjo vorbull ka përfshirë dhe sulmuesin e Kombëtares Rei Manaj i cili tani më duket shumë afër largimit nga katalanasit.

Sulmuesi shqiptar bëri paraqitje mjaft të mira me Barcelonën në sfidat miqësore duke realizuar katër gola, por e ardhmja e tij nuk është në Barcelonë.

Katalanasit kanë bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për sfidën kundër Juventusin mbrëmjen e nesërme, dhe aty mungon emri i Rei Manajt.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por me shumë mundësi 24-vjeçari do të zyrtarizohet në ditët në vijim tek një nga skuadrat që e kanë kërkuar me ngul këtë verë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments