HomeKRYESOREEmra të vështirë, një 'përbindësh' goli dhe këngë nga një reper, ja...

Emra të vështirë, një ‘përbindësh’ goli dhe këngë nga një reper, ja disa kuriozitete për futbollistët polakë

Nesër Shqipëria do ketë përballë Poloninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Katar 2022. Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do tentojnë vendin e dytë për një play-off të mundshëm.

Por, përpara këtij takimi “Shkodra Sport” ju ofron disa kuriozitete për lojtarët polakë që ndoshta nuk i dinit. Për shembull lojtarëve me emra të vështirë si Szczesny dhe Krychowiak, shokët e ekipeve i kanë shkurtuar emrat duket i quajtur respektivisht Tek dhe Kryhka.

Një nga emrat më të njohur të kombëtares së Polonisë është Kamil Glik. Mbrojtësi i Beneventos numëron 88 paraqitje me fanellën e përfaqësuses së tij. Një kuriozitet për zëvendës kapitenin e Polonisë është se në vitin 2013, reperi italian Willie Peyote i dedikoi një këngë me titullin “Glik”.

E në përbërje të tyre polakët i kanë edhe një “përbindësh” goli si Robert Lewandowski. Ai numëron 708 ndeshje në klube me 499 gola në llogari e ndërsa kombëtare ka tundur rrjetën 72 herë në 126 prezenca. Këta janë disa kuriozitete dhe statistika për polakët të cilët do i kemi nesër kundështarë në “Air Albania”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments