Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia mbyll përgatitjet për Labërinë. Tani mbetet vetëm... kualifikimi

Vllaznia mbyll përgatitjet për Labërinë. Tani mbetet vetëm… kualifikimi

Vllaznia ka mbyllur pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e neserme ndaj Laberise, e vlefshme per turin e pare te Kupes se Shqiperise.

Kjo seance eshte zhvilluar pikerisht ne fushen sportive “Reshit Rusi”, aty ku do te luhet takimi i neserm. I pranishem ne kete seance ka qene edhe sulmuesi brazilian Da Silva, megjithate ai nuk eshte stervitur pasi vazhdon te jete ne fazen e terapise.

Ende nuk eshte e qarte se cili do te jete formacioni qe do te hedhe ne fushe trajneri Brdariç, por me shume te ngjare, ndaj Laberise do ta nisin nga minuta e pare disa prej titullareve te kesaj skuadre.

Kuptohet qe stafi teknik deshiron t’i paraprije çdo te papritur kur siç dihet, ndeshja e pare ne Vlore eshte fituar nga vendasit me rezultatin 2-1.

Ne keto rrethana, neser duhet nje fitore me dy gola per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise se ketij sezoni dhe Vllaznia fituese ne fuqi e ketij trofeu, e ka per detyre ta beje kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments