Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLRamadani: Bëmë ndeshje shumë të mirë, ja për çfarë më vjen keq

Ramadani: Bëmë ndeshje shumë të mirë, ja për çfarë më vjen keq

Mesfushori Ylber Ramadani, shprehu zhgënjim për humbjen në shtëpi ndaj Polonisë. Në prononcimin pas ndeshjes ish-futbollisti i Partizanit, ndër të tjera u shpreh:

“Më vjen shumë keq, bëmë një ndeshje shumë të mirë. Na mungoi vetëm goli, i bëmë të gjitha, krijuam raste, volum loje. Një gol na mungoi që në pjesën e parë.

Gjithmonë kam qenë gati, nuk ka rëndësi kush luan. Duhet të vish me krenari. Nuk ka rëndësi, kush luan, vetëm ekipi të jetë mirë. Kjo është Kombëtare, duhet të luajnë të gjithë dhe nuk kemi pse bëhemi nervozë kur qëndrojmë në stol.

Me Baren njihemi që nga U21, u munduam ta qarkullonim topin, me vjen keq që Bare doli jashtë për shkak të lëndimit. Luajtëm me qetësi, na mungoi një gol. Më vjen keq për tifozet që nuk mundën të shikonin një gol”, u shpreh Ramadani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments