Shqipëria nuk ia doli përballë Polonisë ditën e djeshme, edhe pse performanca e “kuqezinjve” na bëri të gjithëve krenarë duke patur parasysh edhe mungesat e rëndësishme.
Një humbje që “dhemb”, pasi vendi i dytë tanimë mbetet një ëndërr në sirtar, por me shpresë se ky grup është gati për të bërë mirë në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm.
Objektiv ky që ishte caktuar që në fillim të këtyre kualifikueseve. Stafdiumi “Air Albania” pasi një periudhe kohë të gjatë, u rikthye me kapacitet të plotë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme që na të gjithëve na kishte munguar. Patjetër që gazetaret shqiptare të sportit ishin në stadium duke i dhënë një tjetër shkëlqim.
Mes vajzave vihet re edhe harmonia që kanë me njëra tjetrën duke mos i lënë vend rivalitet. Pjesa më e mirë janë veshur në ngjyrat e flamurit duke treguar edhe mbështjetjen për kombëtaren dhe të tjertat kanë qëndruar neutrale, por mjaft bukur, siç i shini në galerinë e mëposhtme.
 
		 
			![Screenshot 2021-10-13 at 17-50-46 Njëra më e bukur se tjetra, si shkëlqyen gazetaret e sportit mbrëmë në “Air Albania” (FOT[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/10/Screenshot-2021-10-13-at-17-50-46-Njera-me-e-bukur-se-tjetra-si-shkelqyen-gazetaret-e-sportit-mbreme-ne-Air-Albania-FOT...-1068x641.png)

