Sulmuesi kroat i Vllaznisë, Ante Aralica, do të jetë mungesa e vetme e kuqebluve për përballjen ndaj Partizanit.
Ai do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në përballjen ndaj Teutës.
Nderkohe mësohet se pjesa tjetër e ekipit do të jetë e plotë për këtë sfidë. Me rikthimin e Gjurgjeviçit e Kainës, por edhe gatishmërinë e Çobajt duket se tekniku Brdariç nuk do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin e kroatit.
Sulmi është një ndër repartet më të populluara te skuadra kuqeblu ndaj alternativat nuk mungojnë kur të gjithë nuk kanë probleme shëndetësore.
Tashme mbetet per t’u pare se çfare zgjidhje do te mendoje stafi teknik per zevendesimin e Aralices, por me siguri qe mungesa e tij nuk do te ndihet.